Arbëri

IKSHPK-ja bën thirrje të shmangen lëvizjet jashtë në orarin 10:00 – 17:00

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) deklaroi të hënën se temperaturat e larta gjatë verës ndikojnë në organizmin e njeriut, sidomos te të moshuarit. Përmes një komunikate, IKSHPK-ja tha se ekspozimi i gjatë në diell mund të shkaktojë dehidrim, i përcjell me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje e djegie të lëkurës.

Instituti i ftoi të moshuarit që të mos u ekspozohen rrezeve të diellit gjatë periudhës 10:00-17:00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet.