Arbëri

Vendim i Qeverisë për çmimet gjatë 24 orëve - i naftës jo mbi 1.85 euro, i benzinës jo mbi 1.74

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e hënë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.85 euro për litër, i benzinës 1.74 euro dhe i gazit 0.78 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së hënës dhe janë valide 24 orë.

Kësisoj, ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Javëve të fundit, çmimi i naftës në Kosovës ka shënuar vlera rekorde, duke u rritur dita-ditës.

Qeveria ditë më parë vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Më herët, Qeveria kishte propozuar që fitimi që sot është 12 centë, të ishte 6, por ishte kundërshtuar ashpër nga Shoqata e Naftëtarëve. Ata kishin kërcënuar Qeverinë me mbyllje të pikave. Pas gjithë kësaj, Qeveria vendosi që fitimi për litër në shitjet me pakicë të jetë 12 centë.

Për një javë çmimet e derivateve janë rritur për 15 centë.