Shqipëria i regjistroi 284 raste pozitive me koronavirus të dielën, nga 827 testime të kryera.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 88 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 273.740.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.840.
Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria i regjistroi 3.497 të vdekur e 279.077 raste pozitive.