Arbëri

LDK-ja synon miratimin e rezolutës për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

Foto ilustrim / Flamuri i LDK-së
 

Lidhja Demokratike e Kosovës synon përmes miratimit të rezolutës në seancën e së hënës në Kuvend, të ulet akciza dhe TVSh-ja për naftën. Në partinë opozitare, kritikojnë kryeministrin, Albin Kurti, për mungesë të vendimmarrjes për të ndihmuar qytetarët. Derisa, akuzojnë kreun qeveritar për mosmbajtje të premtimeve dhe prishje të raporteve me aleatët ndërkombëtar.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thotë se ngritja e çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Sipas saj, ekzekutivi duhet t’i marrë për bazë masat që janë propozuar nga LDK-ja për krizën ekonomike në vend.