Arbëri

Mallkon sërish Pal Lekaj: Qeveri, Zoti të vraftë

Foto: KOHA
 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka përdorur sërish mallkimin si reagim ndaj vendimeve të partisë në pushtet për çështje të ndryshme.

Lekaj ka reaguar duke shkruar në Facebook “Qeveri, Zoti ju vraftë”, pas dështimit që të miratohet në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, Projektligji që do të mundësonte tërheqjen e mjeteve nga Trusti.