Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. pika e parë e rendit të dytës është shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin mbi ndarjet buxhetore, ndërsa në rend dite është edhe çështja e shumëpërfolur e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti.
Çështja ishte në shqyrtim një ditë më parë, por kryeparlamentari Glauk Konjufca mbylli punimet me arsyetimin se ka mungesë kuorumi.
Opozita po përkrah një tërheqje të re nga Trusti, ndërsa pushteti po e kundërshton.