Moszgjedhjen e anëtarit të Bordit së Komisionit të Pavarur të Mediave e kritikoi misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në një përgjigje për KOHËN, OSBE-ja deklaroi të mërkurën se është për keqardhje që Bordi mbeti i paplotësuar, derisa i bëri thirrje Kuvendit që ta zgjedhë “pa vonesë një kandidat të mirëkualifikuar në mënyrë që ky institucion i rëndësishëm të funksionojë efektivisht”.
“Misioni i OSBE-së po e monitoron procesin si pjesë e mbështetjes sonë për Komisionin e Pavarur i Mediave”, thuhet për KOHËN.
Të mërkurën, Kuvendi dështoi të zgjedhë një anëtar të Bordit të KPM-së. Të dy kandidatet, Violeta Hyseni-Kelmendi dhe Teuta Morina-Hoxha, nuk i morën votat e nevojshme. Nga 91 deputetë sa morën pjesë në votim, Hyseni-Kelmendi i mori 20 vota, e Morina-Hoxha 29. Procesi është kthyer në pikën zero, derisa do të përsëritet konkursi.
Moszgjedhjen e konsideroi si tendencë për favorizim kandidatja Hyseni-Kelmend
i.