Arbëri

Njoftim për shpallje – AKP ofron 38 prona me qira

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të aseteve atraktive në disa komuna të Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës njëmbëdhjetë (11) asete, në rajonin e Pejës dymbëdhjetë (12) asete, në rajonin e Prizrenit dy asete (2) asete, në rajonin e Gjilanit pesë (5) asete dhe tetë (8) asete të ish Ndërmarrjes N.SH Metaliku në Gjakovë. Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 06.07.2022 në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Gjilan, Pejë, dhe Prizren ndërsa për asetet e N.SH Metaliku në Gjakovë në Zyrën Qendrore të AKP-së-Njësia për Monitorim, Kontroll dhe Administrim Direkt.

Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP. Rajoni i Prishtinës ofron asete tejet atraktive duke filluar nga zyra në Grand Hotel, veç këtyre janë dhe dy lokale afariste të N.Sh. Bankkos si dhe asete tjera atraktive si depo dhe një pompë e derivateve. Në rajonin e Pejës ofrohen hapësira për zyra, dyqane etj. ndërsa në Komunën e Gjakovës asete te përshtatshme për biznes në ish N.SH. Metaliku ne Gjakovë. Në rajonin e Komunës së Gjilanit ofron asete tejet atraktive duke filluar nga toka dhe objekte, depo dhe pjesë të objektit administrativ. Ndërsa në rajonin e Komunës se Prizrenit ofrohen asete atraktive si Lokali nr.1 në ndërtesën “Supermarketi” Bazhdarhane dhe Lokali nr.4 në ndërtesën “Supermarketi” Bazhdarhane.