Arbëri

Mbyllja e AKP-së në diskrecion të Kuvendit, Mikullovci flet për valën e re të privatizimit

 

Mbyllja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) mbetet në diskrecionin e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq për rifillimin e procesit të valës së re të shitjeve në AKP, kryesuesi Bordit të kësaj agjencie ka thënë të mërkurën se Qeveria e Kosovës me vendim ka pezulluar bllokimin e privatizimit të pronave shoqërore.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Nazmi Mikullovci i është përgjigjur deputetëve se për mbylljen e AKP-së vendos Kuvendi i Kosovës. Teksa ka shtuar se mbetet sfidë për AKP-në mosshqyrtimi edhe i 26 mijë lëndëve nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, që kanë të bëjnë kryesisht për 20 përqindëshin e punëtorëve.