Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të çrregullta që vende–vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu.
Sipas IHK-së, pas ditës së martë pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi që në fushat barike pritet rritje e ngadalshme dhe orët me diell do të jenë më shumë prezente.
“Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9 e 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 e 32 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.