Arbëri

Vuçiqi paralajmëron dy marrëveshje me Kosovën së shpejti, për targat nuk flet

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në forumin “GLOBSEC 2022” në Bratisllavë të Sllovakisë dhe nga aty ka prekur shumë tema: nga ajo që po e pengon më së shumti – presioni për t’i vënë sanksione Rusisë e deri te çështja e Kosovës.

Vuçiqi tha se Serbia është e gatshme në çdo kohë të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe se dy marrëveshje sipas tij, janë shumë afër për t’u arritur.