Arbëri

Me Vetëvendosjen do të na ndante gazi në Kuvend, thotë Lekaj

 

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se me opozitën dhe me qytetarët e Kosovës do të bashkërendojnë veprimet për të kundërshtuar votimin e mundshëm të demarkacionit në Kuvend.

“Me Vetëvendosjen dhe me Nismën jemi bashkë në kundërshtimin e të këqijave që i vijnë Kosovës. Ju e dini që zoti Haradinaj e ka nisur kauzën për demarkacionin”, ka thënë Lekaj, në Interaktiv të KTV-së.