Arbëri

Mot i ndryshueshëm të martën në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.

Sipas IHK-së, temperaturat mbesin pothuajse konstante me javën e kaluar.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan, 60mm në perëndim të Kosovës, 13mm në lindje, 23mm në qendër, 19mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit”, thuhet në njoftim.