Marigonë Drevinja nga Instituti “Musine Kokolari” ka thënë se raporti të cilin e kanë prezantuar sot, ka pasur për qëllim që të bëjë matjen e kostos së jashtme të prodhimit të energjisë me qymyr në vendet siç është në Kosovë.
Sipas saj, prodhim i energjisë nga qymyri ka ndikim të dëmshëm në ambient.
Drevinja ka thënë është mirë që qasja e institucioneve të jetë drejtë politikave të gjelbra në prodhimin e energjisë.
Sipas saj cilësia e linjitit që ekziston në Kosovë është e dobët dhe shumë ndotëse.
“Hulumtimi konkludon se shuma e kostos eksternale për prodhimin e energjisë me qymyr në Prishtinë, arrin deri në 11 milionë euro. Këtu ndikojnë edhe faktorët tjerë që ndikojnë në ndotje siç janë veturat, ushqimi e faktorë tjerë. Çështja e ndikimit dhe çfarë do të thotë kjo shifër, studiuesit thonë se është shifër e lartë dhe paraqet ndotjen më të madhe në Evropë. Nga një studim më herët është thënë se një numër i madh i vdekjeve në Evropë kanë ardhur nga ndotja që vjen nga Ballkani”, ka thënë ajo.
Sipas saj, problemi është rajonal dhe gjendja është alarmante.
Ajo ka thënë se hulumtimi ka pasur një pasqyrë edhe nga terreni. Drevinja ka thënë se sipas ekspertëve shëndetësorë janë shtuar rastet me respirator nga komuna e Obiliqit.
“Obiliqi nuk ka ngrohje qendrore dhe ata ngrohen me qymyr. Duhet të rikonsiderohen disa projekte. Më shumë është urgjente që të krijohet ngrohje në Obiliq se sa të ndërtohet ndonjë autostradë. Ndërkombëtarisht ka filluar të diskutohet ajri i pastër si e drejtë fundametale”, ka thënë ai.