Arbëri

Shqipërisë i duhet ndihma e KFOR-it për ta shpëtuar policin që ra në humnerë

 

Është dashur ndihma e njësive të KFOR-it, mision i NATO-s që shërben në Kosovë, për të shpëtuar një polic të Shqipërisë që kishte rënë në një humnerë gjatë kontrollit për bimë narkotike në fshatin Shosh të Shkodrës të premten në mesditë.

“Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë”, ka thënë Policia e Shtetit në një njoftim të shtunën.