Arbëri

Vdiq eksperti i komunikacionit, Nijazi Kusari

Eksperti i komunikacionit, Nijazi Kusari, ka vdekur të premten në moshën 76-vjeçare, kanë njoftuar familjarë të tij.

Kusari ushtroi punën e instruktorit të ngasjes për më shumë se 50 vjet. Kishte studiuar në Slloveni, në lëmine e komunikacionit. Aty edhe e nisi punën e tij.

Kusari kishte qenë fitues i trefishtë i garave të automobilizmit në ish-Jugosllavi.

Në qershor të vitit 2020, Kusari pati dhënë një rrëfim special në emisionin JETA në KTV. Atë kohë pati treguar se si vazhdonte ta ushtronte profesionin e instruktorit edhe pse kishte dalë në pension e pati kujtuar edhe momentet më interesante të jetës së tij.