Kryeministri Albin Kurti të premten ka folur për vizitën dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përmendi negocimin e marrëveshjes me MCC-në në vlerë mbi 200 milionë dollarë.
Në Forumin e Bizneseve të Diasporës, Kurti tha se ka ftuar investitorët amerikanë të investojnë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sapo jam kthyer nga një vizitë dy javore në SHBA. Gjatë vizitës kemi negociuar marrëveshjen me MCC për sektorin e energjisë. Në Amerikë, thirrja jonë ishte që të kontribuohet për Kosovën duke përfituar. Potencialet e Kosovës i kam prezantuar edhe në Davos”, tha Kurti.
Kurti tha se viti 2021 ka qenë vit i zhvillimit ekonomik me rritje të investimeve direkte prej 22 përqind dhe rritje të të hyrave tatimore.
Kurti ka ftuar mërgatën të investojnë në Kosovë, siç tha ai për zhvillimin e vendit./ KP