Arbëri

Java e Krenarisë në Kosovë me sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’familje”

 

Nga 6 deri më 9 qershor, do të organizohet Java e Krenarisë 2022 në Kosovë, ka njoftuar grupi organizativ i “Prishtina Ride”. Edicioni i gjashtë i Javës së Krenarisë do të vijë me sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”.

Në këto ditë, sipas njoftimit, përmes diskutimeve, ekspozitave artistike, aksioneve rrugore, festave e protestave, do të bëhen bashkë personat queer dhe aleatët “për të treguar se janë qytetarë të këtij shteti e pjesë e çdo familjeje kosovare”.