Arbëri

Mbrojtja e Gucatit e Haradinajt afat deri më 17 qershor për ta apeluar dënimin

 

Paneli i Gjykatës së Apelit ka konstatuar se palët në rastin e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, duhet të paraqesin njoftimet e tyre për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë deri më 17 qershor.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim secili dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.