Arbëri

Hekuran Nikçi emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Punës

Hekuran Nikçi emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Punës

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Hekuran Nikçin, kryeinspektor të Inspektoratit të Punës, në mbledhjen elektronike të zhvilluar të mërkurën.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Nikçi është emëruar në këtë pozitë për mandat 4-vjeçar.

“Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës”, thuhet në njoftim.