Florian Qehaja të mërkurën ka marrë detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, detyrën ia dorëzoi Qehajës me një ceremoni solemne Prindon Sadriu, i ngarkuari me punë në këtë Ambasadë.
“Ambasadori Qehaja falënderoj Prindon Sadriun si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës. Ambasadori Qehaja sot pritet që t’i dorëzojë kopjet e letrave kredenciale te ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani”, thuhet në njoftim.
Pozitën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut e kishte mbajtur Gjergj Dedaj, i cili u shkarkua në maj të vitit 2021.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.