Arbëri

Osmani: Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht kryesor për luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore

 

Në Shqipëri është organizuar forumi ndërkombëtar me temë "Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan", me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga rajoni, shkruan AA. Në aktivitet ishin të pranishëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Osmani, gjatë fjalës në aktivitet, ka thënë se Kosova ka hartuar strategjinë e re kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe sipas saj pritet të aprovohet së shpejti.