Arbëri

KDI: Dialogu Kosovë – Serbi është interes kombëtar dhe i domosdoshëm

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur diskutimin me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!”. Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Në këtë diskutim janë adresuar çështjet si: dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se një dekadë, si dhe mos arritja akoma e një marrëveshje finale mes dy vendeve. Po ashtu, është diskutuar edhe për tabelat e veturave te diskutimet mbi elementet e marrëveshjes finale, në sensin sa janë gjasat që Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje për të gjitha çështjet?. Njëkohësisht në këtë diskutim u debatua edhe ndikimi i situatës së re gjeopolitike në raportet dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pos tjerash në diskutimin e KDI, vëmendje mori edhe Berlini, respektivisht dinamika e re që ka ky shtet në procesin e dialogut, në kontekstin se çfarë mund të shtyjë përpara procesin e dialogut. Si mund të përafrohen palët te marrëveshja finale? Si e sheh shoqëria civile rolin e saj në këtë proces?.

“Zhvillimet globale dialogun Kosovë – Serbi. Kurti sa është i gatshëm të lëviz në këtë drejtim dhe pakënaqësinë ndërkombëtare. Shpeshherë kemi pasur përplasje të brendshme dhe alternativë për të arritur drejt marrëveshjes, a ka Kosova plan dhe alternative se si të arrijë te dialogu”, ka thënë drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu. 

Violeta Haxholli, menaxhere e projektit KDI, tha se KDI ka qëndrimi në mbështetje të çështjes së dialogut Kosovë- Serbi.  

“Tani me zhvillimet e fundit në Ukrainë kemi parë kërkesa të shtuara që Kosova dhe Serbia të përkushtohen në dialog në shkuarjen e një marrëveshje finale. Dialogu në vitet e fundit ka pasur procesin më të ngadalshëm. Nga ajo kohë k pasur progres të ngadalshëm të dialogut”. “Kjo për faktin se mbeten shumë çështje të pazgjidhura dhe prek jetën e qytetarëve. Ne kemi parë që për shkak të disa marrëveshje për lëvizjen e lire i ka detyrua palët të kthehen në tryezë bisedimesh siç janë tabelat nuk është arritur një marrëveshje. Kur flasim për dialog besoj që dialogu për Kosovën është i  rëndësishëm në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm. Ende nuk ka integrim të qëndrueshëm”, tha ajo. 

Sipas Haxhollit, dialogu është i rëndësishëm për të dyja shtetet  në drejtim të integrimit në BE.

“Është e rëndësishme që institucionet të zbatojnë një dialog të brendshëm me qytetarët serb. Në aspektin e jashtëm dialogu ka ndikim në sigurimin e njohjeve të reja. Ata presin marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Asnjëra nga këto dy shtet nuk mund të lëvizin në BE pa pasur marrëveshje. Zotëri Bislimit tha se nuk ka pasur progres. Nuk ka pasur progres as në çështjen e të pagjeturve. Nëse Kosovë dhe Serbi nuk po gjejnë zgjidhje për tabelat e veturave dhe energji sa mund të pritet për marrëveshje të tjera”, tha ajo. 

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, tha se pengesa në procesin e anës së dialogut i përket shtetit serb.

“Dialogu i Kosovë është një nga politikat kyçe të cilat janë të rëndësishme pre stabilitet rajonal. Në veçanti sfondi i sferës ndërkombëtare. Unë e kam një paqartësi, çka po done Serbia. Pengesë në kuadër dialogut e shoh anën e Serbisë”, tha ai. 

Ndërkaq, analisti politik Dukagjin Gorani, ka thënë se përkundër që janë arritur disa marrëveshje me Serbinë, akoma duhet të punohet në këtë drejtim.

“Kur ka filluar procesi i dialogut e që është 10 vjet më herët kemi pasur bindjen që është proces që brenda vetes do t’i nënkuptojë disa angazhime që i merr Qeveria.  Gjatë viteve janë arritur disa marrëveshje, por ka shkuar duke u shtuar një lloj i të folmes që ka vënë në pikëpyetje nëse dialogu është i nevojshëm. Njëra është që procesi i dialogut është i domosdoshëm e Kosova duhet të jetë kreative dhe shkolla tjetër na nuk kemi çka flasim në republikën e Serbisë. Kjo shkollë është në pushtet. Për faktin se është në pushtet ndodhet në situatë të vështirë për të. Dialogun duhet me marrë proces të domosdoshëm. Qeveria e Kosovës e ka refuzuar idenë e kompromisit dhe bisedimeve dhe ndodhet brenda një gjendje të pamundësisë së pajtimit të këtyre kërkesave”.

Sipas Goranit, gjatë këtyre viteve ka humbur sensi i urgjencës, gjë që sipas tij, ka prolonguar shumë çështje.

“Gjatë këtyre viteve ka humbur një gjë e rëndësishme sensi i urgjencës. Largimi nga urgjenca e ka sjellë në situatë kur kanë filluar të diskutohen pyetjet që nisen prej asaj se çka fitojmë ne në dialog. Çka po humbim me faktin që këtë proces nuk jemi në gjendje me përmbyll. Nuk është fitore spektakulare fakti që shndërrohemi në shtet funksional”, tha ai.

Gorani foli edhe për çështjen e asosacionit të komunave me shumicë serbe dhe tha se kjo çështje duhet të përfillet në saje të historisë së Ballkanit, mirëpo edhe marrëveshjeve të mëparshme. “Na nuk kemi liberalizim vizash përkundër që Ballkani e konsideron temë të tejkaluar. Na jemi mësuar të jetojmë në gjendje abnormale. Nëse ekziston diçka te kjo Qeveri ka qenë theksi që Qeveria e vendoste dialogun e brendshëm. Ky dialog me komunitetin serb nuk ndodhi kurrë. Edhe Kushtetua e parasheh krijimin e një asociacioni. Një institucion duhet të themelohet për komunitetin serb për shkak të historisë së Ballkanit përfshirë edhe luftën në Kosovë. Kjo temë tashmë është tabu. Sot jemi në situatë të sillemi kinse ky proces nuk ekziston. Sot kemi ardhur në situatë kur jemi duke kontestuar disa prej zotimeve që qeveritë e mëhershëm ja kanë vënë vetit detyrë”.

Gorani tutje shtoi se në kuadër të neglizhimeve të dialogut she shpërfilljes së çështjes së anotacionit,  i pari i ekzekutivit s’pati çka t’i thotë SHBA-së dhe s’u pritë në takime.

“Na duhet të jemi kreativ për zbutjen e përpjekjes që të na dëshmohet që të gjejmë mënyrë për formën e kompromisit. Nuk patëm çka t’i themi SHBA-së dhe administratës amerikane. Nuk merret parasysh një qeverisje serioze që del jashtë marrëveshjes. Koha reale është që të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes. Çka do të përmbajë asociacioni. Të gjitha këto çështje duhet të diskutohen me qeverinë në Beograd. Procesi i dialogut është interes kombëtar dhe domosdoshmëri e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Analisti politik Visar Ymeri, ka thënë se Kosova është shtete sovran dhe duhet të merr përgjegjësi sa i përket vendimmarrjeve. Sipas tij, Qeveria Kurti s’është e vetëdijshme për çështjen e dialogut.

“Tash si shtet kemi hyrë si të rriturit. E para që pritet është që të kuptojmë interesin tonë. Duke qenë të rritur sillemi si fëmijë. Kemi një lloj papërgjegjësie të veprimeve tona. Na i themi vetes se jemi vend sovran dhe pastaj po i shohim që dekoratat nga vendet mike po thonë se jemi vend sovran dhe duhet të marrim vendime sovrane. Vendimet sovrane bartin pasoja, atëherë duhet të mendosh para se të veprosh. Një prej probleme që shoh në këtë Qeveri nuk e kemi këtë vetëdije. Dialogu është mjet për të arritur një qëllim”, ka thënë ai. /EO