Arbëri

12 të infektuar me koronavirus të martën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën, se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me koronvirus, nga 477 testime të kryera.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 21 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 225.034.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 148.