Arbëri

14 raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se 14 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi aktualisht është 230.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 139 persona me vaksinën kundër COVID-19.

Deri tani, në Kosovë me dozë të dytë të vaksinës janë vaksinuar 822.779 persona, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 102.518 persona.