Shqipëria ka shënuar 42 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 920 testime të kryera, derisa nuk është shënuar asnjë viktimë, raportoi Ksp.
25 persona të infektuar deri tani, janë shëruar gjatë së njëjtës periudhë kohore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 272,000.
Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive me COVID-19 në 277.
Aktualisht në spitalin COVID-3 në Shqipëri po marrin trajtim gjashtë pacientë.