Arbëri

Ferizaj me investime milionëshe në pronat që duhet t’ia kthejë AKP-së

Investime në Ferizaj, AKP
Toka, ku tashmë kanë nisur të ndërtohen dy shkolla në Ferizaj, është pronë e AKP-së, që me vendim të Qeverisë Haradinaj, para katër vjetësh, i ishte dhënë në shfrytëzim Komunës. Njëra nga të dy shkollat që po ndërtohen, është financuar nga vetë Qeveria dhe vlera e saj, sipas zyrtarëve komunalë, është rreth dy milionë euro
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Investimet që Komuna e Ferizajt i ka nisur e të tjera që ka planifikuar janë në pronat që duhet t’ia kthejë Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilat Komuna po i shfrytëzonte me vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Në disa prej këtyre pronave që tash, me vendim të kryeministrit Albin Kurti duhet t’i kthehen AKP-së, Komuna e Ferizajt veçse ka planifikuar e investuar projekte të shumta, ndër to shkolla, ambulanca e fusha sportive

Një varg projektesh në Komunën e Ferizajt, që kapin shifra milionëshe, janë planifikuar e kanë nisur të jetësohen në disa prona, të cilat me vendim të Qeverisë Kurti, duhet t’i kthehen Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Toka, ku tashmë kanë nisur të ndërtohen dy shkolla në Ferizaj, është pronë e AKP-së, që me vendim të Qeverisë Haradinaj, para katër vjetësh, i ishte dhënë në shfrytëzim Komunës. Njëra nga të dy shkollat që po ndërtohen, është financuar nga vetë Qeveria dhe vlera e saj, sipas zyrtarëve komunalë, është rreth dy milionë euro.