Arbëri

Pacientët ankohen për mosrespektim të terminëve në ambulancat specialistike

Ambulanca Specialistike - SHSKUK
Të mbushura me pacientë janë edhe korridoret brenda ambulancave. Fëmijë, të rinj e të moshuar prisnin në sportel për caktimin e një termini, e para derës së ambulancave për kryerjen e ndonjë kontrolle
 

Pacientë të shumtë çdo ditë shihen duke pritur si jashtë ashtu edhe brenda ambulancave specialistike. Ata që rastisën të jenë aty janë ankuar se kanë pritur me orë të tëra, pasi nuk po respektohet orari i terminit ashtu siç u është caktuar

Në ulëset e oborrit e në shkallë të ambulancave specialistike, jo pak qytetarë presin për shërbime të ndryshme mjekësore. Të mbushura me pacientë janë edhe korridoret brenda ambulancave. Fëmijë, të rinj e të moshuar pritnin në sportel për caktimin e një termini, e para derës së ambulancave për kryerjen e ndonjë kontrolle.

Disa prej tyre i treguan KOHË-s, se janë duke pritur për më shumë se dy-tri orë, e që kanë ardhur prej orës gjashtë e mëngjesit. U ankuan për mosmbajtjen e duhur të rendit.