Arbëri

Alba-Trade, kompania austriake me ADN shqiptare që furnizon me teknologji Ballkanin

 

Shumë pak veta e dinë që Alba-Trade GmbH në Vjenë të Austrisë, është kompania e parë e Grupit Balfin e themeluar në vitin 1993 nga Presidenti i Grupit Samir Mane. Në këto 29 vite kompania është rritur dhe është një ndër aktorët kryesor të tregtisë me shumice e pakicë të markave më të mëdha të teknologjisë si per shembull, Samsung, Xiaomi, Apple, Sony Play Station, Lenovo, te cilet i kanë bësuar Alba-Trade përfaqësimin e tyre zyrtar dhe ekskluziv për rajonin e Ballkanit.

Për të na treguar më shumë mbi të tashmen dhe të ardhmen e biznesit kemi marrë ne intervistë Zotin Alban Caslli, Drejtorin Ekzekutiv me ADN shqiptare te kompanisë Austriake Alba-Trade Ges.m.b.H me qendër në Vjenë.