Seanca e sotme ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ikonës së boksit, Xhevdet Peci.
Peci ka vdekur të hënën. Ai ishte një prej boksierëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova.
Peci së fundi ka jetuar në SHBA, ndërsa ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës. Së bashku me Prishtinën ka fituar disa tituj të Jugosllavisë, ndërsa ka pasur suksese të mëdha edhe individuale.
Ai ishte i lindur në Mitrovicë në vitin 1955, ndërsa karrierën e boksierit e nisi te klubi mitrovicas, Akumulatori.
Pas talentit të shfaqur, ka kaluar te Prishtina, së bashku me Lah Nimanin, trajnerin e mirënjohur. Te Prishtina ishte prej boksierëve më të dashur nga publiku