Arbëri

Mbi 80 OJQ kosovare i shkruajnë Macronit për liberalizimin e vizave

Plot 81 organizata joqeveritare në Kosovë kanë firmosur letrën që i është nisur presidentit të rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.

Në letër, Macron urohet për fitoren në zgjedhjet e muajit të kaluar, por edhe i kujtohet se dialogu për liberalizimin e vizave ka hyrë në vitin e dhjetë.

“Si i tillë, ky proces ka zgjatur më shumë sesa procesi i liberalizimit të vizave i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku, shumëzuar me dy. Ose për ta thënë ndryshe, i gjithë procesi i aderimit për Kroacinë, që nga statusi i kandidatit e deri tek anëtarësimi i plotë, zgjati më pak sesa procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në letër.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.

Macronit, në letër, i kujtohet edhe obligimi i përmbushur i Kosovës për këtë proces.

“Ne, qytetarët e Kosovës, i vështronim me dëshpërim qytetarët e vendeve tjera të rajonit duke e gëzuar të drejtën e tyre për të lëvizur lirshëm nëpër BE. Dhe kur më në fund erdhi momenti në vitin 2012 për të filluar procesin e liberalizimit të vizave, Kosovës iu dorëzua një udhërrëfyes i cili përmbante dy herë më shumë kritere sesa për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Përkundër kësaj, Kosova përgjatë gjashtë viteve të ardhshme i përmbushi të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kjo gjë u konfirmua zyrtarisht në korrik të vitit 2018, dhe më pas u rikonfirmua përsëri disa herë nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Thirrjet e vazhdueshme drejtuar Këshillit të BE-së për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës kanë qenë pa rezultat”, thuhet tutje në letër.

OJQ-të kosovare i kanë bërë thirrje Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së të përforcojë ndikimin afatgjatë të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Sharl de Gol ka thënë: ‘Franca nuk mund të jetë Francë pa madhështi’. Nuk ka pasur ndonjëherë kohë më të përshtatshme për ta treguar këtë madhështi. Prandaj, i bëjmë thirrje Francës që ta çojë zgjerimin evropian në një epokë të re, duke i dhënë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe duke hapur bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne presim me padurim Konferencën e Parisit për Ballkanin Perëndimor i cili mbahet në qershor dhe shpresojmë se i njëjti mund të jetë moment ringjallje për perspektivën e rajonit drejt BE-së”, thuhet në letër.

Organizatat nënshkruese të letrës:

  1. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
  2. Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK)
  3. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
  4. Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
  5. Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!
  6. Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
  7. Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova (KDI/TI)
  8. Community Building Mitrovicë (CBM)
  9. Qendra për Avokim, Trajnim e Burime (ATRC)
  10. Open Data Kosovo (ODK)
  11. Artpolis – Qendra për art dhe komunitet (Artpolis)
  12. Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)
  13. YMCA Kosovë
  14. Emancimi Civil Ma Ndryshe (EC Ma Ndryshe)
  15. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
  16. Lëvizja FOL
  17. Syri i Vizionit (SiV)
  18. Balkan Sunflowers Kosovë (BSK)
  19. Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK)
  20. Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)
  21. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham)
  22. Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij Kosovë (CHwB)
  23. Internews Kosova
  24. Fondacioni Lumbardhi
  25. Rrjeti i organizatave BONEVET
  26. Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
  27. Qendra e Kosovës për Arsim (KEC)
  28. Instituti RIINVEST
  29. Qendra e Kosovës për Inovacion (ICK)
  30. Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
  31. Grupi i Ballkanit për Hulumtim të Politikave (BPRG)
  32. Instituti GAP për studime të avancuara
  33. Demokraci për Zhvillim (D4D)
  34. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës (QKRMT)
  35. Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)
  36. Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK)
  37. Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
  38. Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Kosovë (YIHR-KS)
  39. Gratë për Gratë Kosovë (K-W4W)
  40. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
  41. OJQ Aktiv
  42. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
  43. New Social Initiative (NSI)
  44. Labirint
  45. OJQ ETEA
  46. Shoqata Rinore për të Drejtat e Njeriut (YAHR)
  47. Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan (SHIP)
  48. OJQ Integra
  49. OJQ Zana Klinë
  50. Autostrada Biennale
  51. Shoqata e Grave të Mitrovicës për të drejta të njeriut (MWAHR)
  52. Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK)
  53. Fondacioni Kosovar për Ndermarresi Sociale
  54. Qendra për Barazi dhe Liri (CEL)
  55. Let’s Do It Peja
  56. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
  57. OJQ Vision 02
  58. Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF)
  59. Sbunker
  60. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë (F17)
  61. Qendra Kosovare për Arsim në Distancë (KCDE)
  62. Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK)
  63. Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Kosovë (PRAK)
  64. Demokracia fillon këtu (DFK)
  65. Fondacioni Jeshil (Jeshil)
  66. Fondacioni IPKO
  67. Qendra për Kurajo Politike (CPC)
  68. Shoqata e Grave Aureola
  69. Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtje të fëmijëve në Kosovë (KOMF)
  70. Network of Peace Movement (NOPM)
  71. Forumi i Ballkanit
  72. Shoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK)
  73. GERMIN
  74. ROMA VERSITAS
  75. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
  76. Shoqata e Grave “Dora Dorës”
  77. Shoqata Profesionale Mjekësore (PHA)
  78. Instituti për Zhvillimin e Shoqërisë Civile “Innovate”
  79. ANIBAR
  80. Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)
  81. NGO Polis