Arbëri

Kurti: Në darkë me Vuçiqin, dysheme e tavan pata kushtetutshmërinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në darkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
 

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në darkën jozyrtare të së mërkurës në Berlin, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka mbrojtur interesat shtetërore, duke vënë përpara kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës.

Në konferencën e përbashkët me ministren gjermane të Mbrojtjes, Cristine Lambrecht, të enjten në prishtinë, Kurti ka thënë se në darkë nuk ka pasur gjellë të ndryshme, duke aluduar se në tavolinë palët kanë qenë të barabarta.