Cani: Vuçiqi në presion nga Gjermania për armët e blera nga Kina e Rusia

Cani: Vuçiqi në presion nga Gjermania për armët e blera nga Kina e Rusia
Gazetari nga Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i është bërë presion të mërkurën për të ruajtur stabilitetin në rajon.
Cani tha se ky presion mbi Vuçiqin u bë në takimin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin.
Në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Cani ka thënë se çështja e stabilitetit të Ballkanit është shtruar në takim për shkak të armëve që Serbia ka blerë së fundi nga Rusia dhe Kina.
“Vuçiqi në këtë konferencë për shtyp e ka përsëritur tri herë që Serbia do të jetë faktor stabiliteti dhe jo destabiliteti, kjo çështje është shtruar për shkak të armëve që ka blerë nga Rusia dhe nga Kina. Ai është pyetur se pse i ka blerë këto armë. Është detyruar që të përsërisë tri herë këtë frazë sonte”, ka thënë Cani.
Sipas tij, pas takimit të së mërkurës është parë se kancelari gjerman është pozicionuar nga kahja që Kosova duhet ta konsiderojë pozitive, pasi Gjermania dha zotime të tjera që do ta ndihmojë vendin në procesin e njohjeve, për liberalizimin e vizave, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian.
“Jo vetëm që la përshtypje, por është thënë hapur në Gjermani këto ditë që do ta mbështesë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjermania në njëfarë forme e ka thënë shumë qartë që do ta mbështesë këtë proces. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një sfidë jashtëzakonisht e madhe për Serbinë, pasi nëse mbetet brenda, do të mbetet me Kosovën e pavarur, nëse del jashtë KE-së do të humbë mundësinë e intervenimit dhe ndikimit në këtë këshill”, ka thënë ai.
Cani: Gjermania dhe BE-ja e kanë kuptuar se zhagitja çon në probleme më të mëdha
Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se Gjermania dhe Bashkimi Evropian e kanë kuptuar se zvarritja e problemeve çon në probleme më të mëdha, prandaj siç ka thënë, tani po i japin më shumë rëndësi stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Cani ka thënë të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, se ka ardhur koha që BE-ja të kalojë nga fjalët në vepra, në mënyrë që Ballkanit Perëndimor t’i ofrojë mundësi që procesi i anëtarësimit të bëhet realitet.
“Jo vetëm Gjermania, por edhe BE-ja janë duke e kuptuar shumë seriozisht gjendjen e Ballkanit Perëndimor. Ka ardhur koha kur duhet të kalohet nga fjalët në vepra, që Ballkanit Perëndimor t’i ofrohet mundësi që procesi i anëtarësimit në BE të bëhet realitet, sepse e kemi parë shumë qartë që çdo zhagitje e problemeve mund të sjellë edhe te konfliktet tepër të mëdha, siç e kemi për shembull në Ukrainë. Në BE, Gjermani dhe SHBA kanë kuptuar se mundësia e konfliktit në Ballkan është e madhe për shkak të ndikimit të Rusisë. Këto shtete e kanë kuptuar që duhet të bëjnë hapa serioz në kuptim të afrimit të këtij rajoni në mënyrë që t’i jepet njëherë e përgjithmonë fund këtyre problemeve”, ka thënë Cani.
Sipas tij, takimi i kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vjen në një kohë të rëndë për Serbinë.
“Scholzi e ka luajtur rolin e tij që të ndërmjetësojë takimin që është i rëndë mirëpo vjen në një moment tejet të rëndësishëm kur Serbia ndodhet në një lloj udhëkryqi, të vazhdojë të luajë lojën e dyfishtë mes Rusisë e Perëndimit apo të përcaktohet për rrugën e saj për BE-në”, ka shtuar Cani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Deri 4 muaj pritjeje për pajisje me patentë shofer

Kuvendi sot vazhdon 5 seanca të papërfunduara

Moti sot me intervale të gjata me diell

Rexhaj: Vetëmenaxhimi si koncept është larg Asociacionit

Tensione në Odën e Avokatëve pas dorëheqjes së Besim Currit, incident mes dy anëtarëve

Rama i reagon Guterresit, pasi shkroi Beograd - Prishtinë e jo Kosovë - Serbi

Musliu: Afera e Martin Berishajt ia ka mbyllur komplet sytë Qeverisë e mazhorancës në Kuvend

Abdixhiku: Pati lëshime të mëdha në procesin e dialogut

Mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje nxit shqetësime për mbarëvajtjen

Qeveria: Kërcënimi i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Kosovës nuk është eliminuar

Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia
