Nga e diela e 1 majit, Shqipëria heq të gjitha kufizimet anti-COVID për udhëtarët që hyjnë brenda territorit të saj.
Të gjithë udhëtarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë nga çdo pikë kufitare nuk do të jenë më të detyruar të paraqesin dokumentin e vaksinës, dokumentin e testimit për SARS Cov2, dhe certifikatat e shërimit, raportoi “Euronews Albania”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi u mor nga Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e disa ditëve më parë, ku u vendos gjithashtu heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës, lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës.
Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë shtetasit shqiptarë duhet ende të paraqesin certifikatën e vaksinimit me dy doza.