Arbëri

Në Kuvendin e Shqipërisë shtrohet kërkesa për dënim të gjenocidit serb në Kosovë

 

Deputeti Tritan Shehu, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, ka dorëzuar kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë, përmes të cilës kërkon që të dënohet gjenocidi serb ndaj popullit të Kosovës.

Kërkesa është bërë në përkujtim të 27 prillit 1999, ku në Mejë të Gjakovës, ndodhi masakra më e madhe gjatë luftës në Kosovë. U vranë 377 shqiptarë, kryesisht burra që u ndanë nga kolonat e të zhvendosurve që ishin nisur drejt Shqipërisë.