Arbëri

Forca të shtuara të policisë në autostradë, presidenti maqedonas kalon transit nëpër Kosovë

autostrada, arben xhaferi, kosova, maqedonia, presidenti

Gjatë orëve të paradites, në autostradën “Arben Xhaferi” që lidh Prishtinën me Shkupin, janë parë forca të shumta të policisë së Kosovës.

Policë janë parë skaj rrugëve, në kyçe e mbi ura.

Zyrtarë të Policisë, në kushte anonimiteti, thanë për KOHËN se ky sigurim i rrugës bëhet, pasi nëpër të do të kalojë transit presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Nuk është vizitë zyrtare, është vetëm kalim transit dhe për këtë kompetente të flasë është Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë një burim nga Policia.

E nga MPJ-ja nuk kanë kthyer përgjigje deri në botimin e tekstit.