Arbëri

Escobar: Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE

 

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëherit zëvendësndihmës sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, ka thënë se të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian dhe se do të ishte mirë të anëtarësohen brenda një kohe të arsyeshme.

“Të gjitha vendet që i janë bashkuar BE-së janë bërë më demokratike, më të qëndrueshme dhe më të begata. Kjo është pikërisht ajo që duam për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. Shpresoj që të gjitha këto vende të kenë një rrugë të qartë drejt Evropës, një derë të hapur, dhe se të përfundohet procesi brenda një kohe të arsyeshme”, ka thënë Escobar në një intervistë për “N1”.