Arbëri

Szunyog: Qeveria të bëjë detyrat e shtëpisë, të prezantojë të arriturat para shteteve të BE-së

Foto: Driton Paçarada\KOHA
 

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë dhe t’i prezantojë sukseset te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë që të marrë mbështetjen për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë të enjten, në konferencën e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian në 6-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, se Kosova duhet t’u ofrohet shteteve anëtare duke punuar përmes ambasadave që i ka në vendet e BE-së. E kjo sipas tij nuk ka ndodhur deri tash.