Arbëri

Ambasadori gjerman shpreh zhgënjimin me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Të mërkurën Këshilli Prokurorial i Kosovës ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror për ta zëvendësuar Aleksandër Lumezin. Ndërsa e ka dërguar këtë emër te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të vendosur përfundimisht lidhur me emërimin.

Të mërkurën ka reaguar edhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe shoqëria civile në Kosovë.

“Kjo vërtetë është zhgënjyese dhe jo mënyrë për të ecur para. Veçanërisht kur edhe organizatat joqeveritare të njohura në Kosovë si IKD e GLPS shprehin shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rohde në Twitter.