Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1188 testime, nga të cilat 87 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Janë dyfishuar rastet e reja me COVID-19. Të hënën ishin 43 raste të reja.
Nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet, ndërsa janë shëruar 131 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i të shëruarve ka arritur në 270.055.
Shqipëria ka regjistruar deri më sot 274.000 raste me koronavirus, prej tyre 270.055 janë shëruar, 453 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.492 pacientë.