Arbëri

Petkoviq i reagon Von Cramonit: Ajo nuk mund ta kritikojë Kurtin pasi është lobiste shqiptare

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Von Cramon ka thënë se në Serbi nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe po ashtu ka përmendur shkeljen e të drejtave fundamentale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke thënë se nuk janë lejuar të votojnë një numër i shqiptarëve pasi janë fshirë nga regjistri civil.

“Procesi zgjedhor në Serbi ka qenë në përputhje me gjitha direktivat dhe standardet evropiane, por Viola von Cramoni nuk e sheh këtë, siç nuk dëshiron ta shohë edhe se serbëve në Kosovë e M. iu mohua e drejta fundamentale njerëzore e qytetare për të votuar në komunat e tyre. Pse ti Viola von Cramon nuk e ngrehe zërin për shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë e M? Është e qartë se si lobiste shqiptare nuk mund ta kritikosh Albin Kurtin, por Aleksandar Vuçiq u ka dhënë leksion të gjithëve për demokraci dhe sistem multi-partiak!” – ka shkruar Petkoviq në Twitter.