Arbëri

Kurti për masakrën e Rezallës: Dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri homazhe me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. Ai tha të martën se 98 të masakruarit u vranë për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin të lirë në trojet e tyre.

“98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe. Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Para disa muajve u patën riva varrosur këtu 9 kufoma të 9 martirëve. Pas ekzekutimit kufomat u patën dërguar në serbi. Pra me ekzekutim mizor ua vodhën jetën e pastaj edhe kufomat”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë deklaroi se gjenocidi serb njihet botërisht, andaj sipas tij edhe drejtësia vendore e ajo ndërkombëtare duhet të veprojë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha tutje Kurti./EO