Arbëri

Sot bëhen 23 vjet nga masakra në Rezallë

Të martën mbushen 23 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999, serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra në Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër është ndër më të mëdhatë që ndodhën gjatë luftës në Kosovë.

Me rastin e 23-vjetorit të kësaj masakre, kryeministri Albin Kurti do të bëjë të martën, homazhe në Rezallë. /Ksp