Arbëri

Refuzohen apelet e Thaçit dhe Veselit lidhur me vendimin për ndryshimin e aktakuzës

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara, ka refuzuar apelet e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të dorëzuara më 21 shkurt, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilën lejohej pjesërisht Prokuroria që ta ndryshojë aktakuzën.

“Më 22 mars 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Thaçit dhe Veselit, të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin e lejoi ZPS-në që të ndryshojë pjesërisht aktakuzën në këtë çështje”, është njoftuar nga Dhomat e Specializuara të mërkurën.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi,