Arbëri

Gazetari i CNN-it tregon se si një kosovar ia ktheu kuletën aktores Meryl Streep

Descriptive Text

Gazetari i CNN-it, Bill Weir, ka treguar në një postim në Twitter se si një kosovar kishte gjetur një kuletë me 2000 dollarë e cila ishte e aktores së njohur Meryl Streep dhe ia kishte kthyer atë.

Weir ka treguar se kosovari punon në ndërtesën ku jeton ai dhe pasi kishte kontrolluar letërnjoftimin kishte parë se kuleta është e Mery Streep.

“Babai më ka thënë se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, atëherë nuk është e jotja”, kishte thënë kosovari.

Sipas gazetarit Weir, kosovari kishte refuzuar të pranonte shpërblimin derisa insistoi Meryl Streep për këtë.

“Një djalë i mirë nga Kosova që punon në ndërtesën time vërejti një kuletë një natë më parë me 2000 dollarë në të. Ai e kontrolloi ID dhe e pa se është e Meryl Streepit. ‘Babai më ka thënë gjithmonë se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, atëherë nuk është e jotja’, tha ai. Ai refuzoi të merrte shpërblimin derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar Weir në Twitter.

Weir ka treguar se vajza e Meryl Streepit jeton në ndërtesën ku është gjetur kuleta, dhe me gjasë aktorja ka qenë në vizitë tek ajo.

Ndaj stories së treguar nga gazetari ka pasur reagime të shumta. Storia e tij ka marrë mbi 1200 pëlqime në Twitter.