Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka thënë se asnjë kandidatë në zgjedhjet presidenciale të prillit në Serbi nuk e pranon realitetin, se Kosova është e pavarur që nga viti 1999.
“Nuk ka asnjë kandidat për president që e pranon realitetin – se Kosova është e pavarur që nga viti 1999. Të gjitha janë kundër anëtarësimit në NATO. Të gjithë janë kundër që t’i vendosen sanksione Rusisë. Ne kemi nevojë për një humorist”, ka shkruar Kandiq.
Kandiq ka shtuar: “Rusia u tërhoq nga Këshilli i Evropës. Disa do të donin ta përjashtonin edhe nga KS e OKB-së. Serbia nuk e lejon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Nuk ka fitues vetëm ajo që është arritur tashmë po zhduket”.
\
Nema nijednog kandidata za predsednika koji priznaje stvarnost - da je Kosovo nezavisno od 1999. Svi protiv članstva u NATO-u. Svi protiv sankcija Rusiji. Nama je neophodan komičar.
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 18, 2022