Me vetëm 20 vota pro e 42 vota kundër ka dështuar miratimi i propozim-rezolutës lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Pro kanë votuar 20 deputetë, 42 kundër dhe 1 ka abstenuar. Pro ka votuar edhe një deputet i LVV-së, Fatmir Humolli.
Ndërkaq, është miratuar në lexim të parë Projektligji nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore. 63 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ka marrë mbështetjen edhe Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.