Qalaj: Çështja e kamerave është xhungël e vërtetë, aty ku duhet të ketë kamera s’ka

- 21:39Qalaj: Çështja e kamerave është xhungël e vërtetë, aty ku duhet të ketë kamera s’ka
- 21:35Dugolli: Do të kërkojmë informacione nga Policia për vëzhgimin e kamerave në Zubin Potok
- 21:22Sogojeva-Dërmaku: Vitin e kaluar kishte tendencë të institucioneve për mosdhënie të informatës
- 21:14Hasani: Për keqardhje që OAK-u u gjobit me tre mijë euro
- 21:08Qalaj: MPB-ja është mbyllur, individët e shoqëria civile s’kanë qasje në dokumente zyrtare
- 21:03Sogojeva-Dërmaku: AIP-i gjatë vitit 2021 ka pasur rreth 140 ankesa, më 2022 rreth 73
Qalaj: Çështja e kamerave është xhungël e vërtetë, aty ku duhet të ketë kamera s’ka
Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se çështja e vendosjes së kamerave është një “xhungël” e vërtetë, pasi sipas tij, aty ku duhet të ketë kamera nuk ka.
I njëjti, në emisionin “Tempus” në KTV theksoi se kanë bërë disa herë kërkesa në Komunën e Prishtinës, për vendosjen e kamerave, por që shumë herë nuk i janë përgjigj.
“Çështja e kamerave është një xhungël e vërtetë, unë nuk e di qysh është në Afrikë, kurrgjë s’e kemi më mirë, realisht aty ku duhet të ketë kamera nuk ka. Për shembull Prishtina, rrugët publike, hapësirat publike nuk janë të monitoruara fare nga kamerat, nga aspekti i sigurisë që është shumë keq. Kemi bërë kërkesa shumë herë kërkesë në Komunën e Prishtinës, për shkak se komunat janë ato që i vendosin, i blejnë pajisjet dhe pastaj i monitorojnë stacionet policore. Në shumë legjislatura të Kuvendit Komunal të Prishtinës s’janë përgjigjur kurrë”, tha ai.
Sipas Qalajt, edhe aty ku ka të vendosura kamera, bëhet shkelje flagrante, ngase ekzistojnë standarde si për vendosje, ashtu edhe për prodhuesit.
“Aty ku i kemi bëjnë shkelje flagrante, qoftë në sektorin privat, qoftë në shtëpia, qoftë tek bizneset, qoftë në rrugë publike, nuk janë të vendosura ashtu si duhet. Sot vendos kamerë kush do, pa marrë leje prej askujt, absolutisht. Unë dy-tre vizita që i kam pas në Londër, pikërisht tek policia e kemi trajtuar çështjen e vendosjes që kamerave, ekzistojnë standarde, ekzistojnë standarde të prodhuesve cilin lloj të kamerave duhet me vendos, ekzistojnë standarde kur policia pa pas nevojë prej gjykatave kyçet direkt në kamera private për shkaqe të sigurisë, sepse këtu nuk mundemi me nda sigurinë e privatësinë. Realisht, sot shiko cilëndo kamerë në Kosovë, ka shkelje të privatësisë”, shtoi ai.
Dugolli: Do të kërkojmë informacione nga Policia për vëzhgimin e kamerave në Zubin Potok
Enver Dugolli, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri, ka thënë se do të kërkojnë informacione nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës lidhur me vëzhgimin e kamerave në Zubin Potok.
Në emisionin “Tempus” në KTV, Dugolli fillimisht tha se aspekti i monitorimit dhe vëzhgimit të kamerave lidhet edhe me shkeljen e privatësisë.
“Aspekti i monitorimit edhe i vëzhgimit të kamerave, përveç që është i sigurisë, është edhe shkelje e privatësisë. Na e kishim rastin e fundit që një media raportoj edhe për disa kamera në Zubin Potok, që nuk dihet ende të kujt janë, kush i monitoron ato. Thjeshtë është një shqetësim në aspektin e sigurisë. Por, kur është në aspektin e sigurisë, është gjithsesi edhe në të privatësisë”, deklaroi ai.
Dugolli tha se në raportimin e radhës të drejtorit të Policisë së Kosovës, do të kërkohen informacione se çfarë është bërë me kamera e lartpërmendura dhe se kush po i vëzhgon ato, duke shtuar se bëhet fjalë edhe për shkelje të privatësisë.
Sogojeva-Dërmaku: Vitin e kaluar kishte tendencë të institucioneve për mosdhënie të informatës
Krenare Sogojeva-Dërmaku, komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), ka thënë se gjatë vitit 2021 kanë pasur tendencë të institucioneve për mosdhënie të informatës, duke u thirrur në faktin se është informacion i klasifikuar.
Një deklarim të tillë e njëjta e bëri në emisionin “Tempus” në KTV, ku po diskutohet lidhur me sfidat për transparencë dhe mbrojtje të privatësisë.
“Gjatë vitit 2021 na e kemi pas një tendencë të institucioneve për mos të dhënë informatën, duke u thirre në atë se është informacion i klasifikuar. Normalisht që klasifikimi i informacionit e ka një rrugë, e ka një procedurë se si duhet të bëhet. Edhe në momentin kur kemi kërkuar vendimet në të cilat janë bërë klasifikimet, normalisht institucionet e kanë dhënë qasjen. Kështu që, ka qenë tendenca, edhe ka qenë në dy-tri raste, por është mirë tashmë, të paktën neve si agjenci, nuk na ofrohet një diçka e tillë”, ka thënë Sogojeva-Dërmaku.
Ajo ka shtuar se edhe nëse tentohet një gjë e tillë, e kanë bazën shumë të qartë ligjore se cila informatë, cili dokument duhet të kufizohet në qasje, e cili duhet të jepet për publikun.
Hasani: Për keqardhje që OAK-u u gjobit me tre mijë euro
Nasuf Hasani, kryetar i Degës së Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në Prishtinë, tha se është për keqardhje që OAK-u të gjobitet me tre mijë euro.
“Besoj se Oda e Avokatëve, duke qenë se është kategori kushtetuese, si rrjedhojë me autorizime publike, duhet që të jetë transparente rreth funksionimit të saj. Është për keqardhje që OAK të gjobitet me 3 mijë euro, avokatët janë si profesionistë dhe më shkurt me thënë, tek avokatët drejtohen individë kur nuk kanë njohuri me ligjin, e që për këtë vit, Agjencia filloi me gjoba në raport me OAK, lirish mund të them se Odës së Avokatëve i ka rënë niveli përtokë”, tha Hasani në emisionin Tempus në KTV.
I njëjti tha se menaxhmenti ka dalë prej misionit dhe se Oda e Avokatëve nuk ka pasur arsye të mos përgjigjet në kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi.
“Menaxhmenti ka dalë prej misionit të OAK, të cilin e ka, në raport fillimisht për mbrojtjen e avokatëve e më pastaj për këshillimin e qytetarëve. Jam në pozicion jashtëzakonisht keq, duke e pas parasysh që OAK nuk i ka hije të gjobitet nga askush dhe nuk ka pas asnjë arsye të vetme që të mos përgjigjet tek IKD-ja, sa i përket raporteve të punës të procesverbaleve, sepse OAK e ka një mision tjetër, nuk ka disa sekrete në raport me funksionimin e saj”, tha tutje ai.
Fillimisht, ai theksoi që para se të vinte te kjo gjobë, katër degë kanë bërë kërkesë në Këshill Drejtues për transparencë në Odë.
“Para se të vinte te kjo gjobë, ose para se të nisë IKD-ja procesin për qasjen në dokumente, po ju njoftoj se katër degë kemi bërë kërkesë në dy mbledhje të Këshillit Drejtues, për transparencë në Odën e Avokatëve. Pra, që katër vjet sa jam kryetar dege, e që tash të shtunën më 5 mars, avokatët e regjionit të Prishtinës më besuan edhe një mandat”, tha Hasani.
Qalaj: MPB-ja është mbyllur, individët e shoqëria civile s’kanë qasje në dokumente zyrtare
Rashit Qalaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se individët dhe shoqëria civile nuk kanë qasje në dokumente zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Në emisionin “Tempus” në KTV, ku po diskutohet lidhur me sfidat për transparencë dhe mbrojtje të privatësisë, Qalaj tha se është obligim ligjor i secilit institucion që t’iu siguroj njerëzve qasje në dokumente zyrtare.
“Është një mbyllje e disa institucioneve totale. Ju konkretisht e përmendet Ministrinë e Punëve të Brendshme, është e vërtetë që është një mbyllje hermetike, ku nuk i di arsyet pse nuk kanë qasje edhe individët edhe shoqëria civile edhe kushdo që bën pyetje. Po, mendoj që ka arsye pse është ajo, për shkak të zhvillimeve që janë brenda në ministri. Ju e dini që Ministria e Punëve të Brendshme për një vlerësim të performancës lë shumë për të dëshiruar në krahasim me ministritë tjera. Ka realizuar nga aspekti i ligjeve vetëm 2 nga 13 që ka qenë e obliguar t’i bëj, do të thotë diku 15% të punës që e ka kryer ministri në këtë rast.”, tha ai.
Sipas deputetit Qalaj, përveç që është obligim ligjor, njerëzit kanë nevojë të informohen për të drejtat e tyre.
“Pavarësisht kush është në qeveri sot, pavarësisht kush vjen në qeveri nesër, njerëzve duhet t’iu ofrohet qasja në dokumente zyrtare, meqenëse është obligim ligjor”, deklaroi ai.
Sogojeva-Dërmaku: AIP-i gjatë vitit 2021 ka pasur rreth 140 ankesa, më 2022 rreth 73
Krenare Sogojeva - Dërmaku, komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) tha se gjatë vitit 2021 ka pasur rreth 140 ankesa, kurse këtë vit numri i tyre është më i madh, ku ka rreth 73 deri tani.
“AIP gjatë vitit 2021 ka pasur rreth 140 ankesa që janë mbyllur pa u shqiptuar masë sanksionuese ndaj institucioneve, çka do të thotë se institucionet publike kanë reflektuar që në shkresën e parë apo me nxjerrjen e vendimit detyrues që i ka detyruar ato të japin qasje, ashtu siç edhe kërkohet me Ligjin për qasje në dokumentet publike”, tha Sogojeva-Dërmaku në emisionin “Tempus” në KTV.
Kurse, për vitin 2022, tha se është shqiptuar një gjobë, për shkak të mohimit të qasjes në dokumente publike, apo tejkalimit të afatit kur institucionet janë të obliguara të japin këtë qasje.
“Në vitin 2022 kemi dukshëm numër më të madh të ankesave në tek qasja në dokumente publike, ky numër është diku 73, prej tyre 51 janë të mbyllura, kurse 22 janë në proces. Më 2022 kemi shqiptuar vetëm një gjobë për shkak të mohimit të qasjes në dokumente publike dhe për tejkalimin e afateve që institucionet janë të obliguara sipas ligjit të japin këtë qasje”, shtoi ajo.
Sogojeva-Dërmaku theksoi se AIP është funksionalizuar tash e tetë muaj dhe se janë fokusuar rreth qasjes në dokumente publike, pa u lëshuar në inspektime të rregullta.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi është funksionalizuar tash e tetë muaj dhe ne kemi punuar me një plan të aktivitetit, të veprimit, prej korrikut të vitit 2021 deri në dhjetor. Puna jonë kryesisht ka qenë e fokusuar rreth qasjes në dokumente publike, por edhe në monitorimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave, e që në fakt ne kemi vepruar vetëm mbi bazën e ankesave, pa u lëshuar në inspektime të rregullta, për shkak të përgatitjes profesionale të ekipit të inspektorëve për monitorimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave”, tha ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Konjufca: Serbët sot treguan edhe njëherë synimin që veriu të mbetet i shkëputur nga Kosova

LDK: Institucionet të sigurohen që asnjë veprim të mos bëhet pa koordinim me aleatët

Kurti: Protestat nuk janë paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi

Meloni për situatën në veri: S’do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it

Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

Grenelli e lidh vizitën e Thaçit me zhvillimet në veri

Situata në veri - Në PDK kërkojnë bashkëpunim me ndërkombëtarët, në LDK e AAK heshtin

SHBA-ja dënon ashpër sulmet ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan

Vuçiq: Kurti është okupator dhe fajtori kryesor për gjendjen në veri, 52 serbë të lënduar

KFOR: 25 ushtarë të plagosur në Zveçan

Policia: Pesë të arrestuar e disa të lënduar në veri
