Rreth 100 ankesa janë drejtuar në KESCO nga konsumatorët, që nga hyrja në fuqi e tarifave të reja.
Konsumatorët e afektuar nga këto tarifa kanë kërkuar sqarime nga kjo ndërmarrje, lidhur me mënyrën e përllogaritjes së faturës për muajin shkurt.
Paqartësi ka pasur, shkaku që konsumatorët që kanë shpenzuar mbi 800 kilovatë, çdo kilovat i shpenzuar mbi këtë prag është llogaritur me tarifa të reja, edhe pse gjatë shkurtit vetëm 9 ditë janë me këto tarifa.
Edhe ZRRE-ja gjatë kësaj periudhe ka pranuar 32 ankesa. Sipas ZRRE-së, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorëve në ZRRE për shumicën e këtyre ankesave ka dhënë sqarimet e nevojshme me kontakte të drejtpërdrejta me konsumatorë, kurse disa të tjera janë dërguar për shqyrtim nga ana e furnizuesit (KESCO).
Nga tarifat e reja, sipas KESCO-s, janë prekur 7 për qind e konsumatorëve.