Iniciativa për Progres (INPO) ka publikuar raportin me titull “OSHP peng i politikës”.
Brenda më pak se vetëm një viti, janë grumbulluar 600 ankesa në vlerë mbi 300 milionë euro që presin zgjidhje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).
Kështu ka bërë të ditur Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë në Iniciativa për Progres (INPO), gjatë një konference për media lidhur me mosfunksionalitetin e këtij organi.
“Si pasojë e mosfunksionalitetit të OSHP-së, kemi tre humbës kryesorë, autoritete kontraktuese, operatorët ekonomik dhe vetë qytetarët. Në vitet 2021-2022, fajtor politika sepse Kuvendi dhe Qeveria në vazhdimësi kanë injoruar zgjedhjen e tyre si pasojë e interesave që në këtë bord të sjellin njerëz politikë dhe jo profesionist. Fajtori kryesor është politik sepse është përgjegjësi e tyre për t’i zgjedhur. Nga marsi i 2021 deri në janar 2022 janë grumbulluar 600 ankesa që presin zgjidhje, që kalon vlerën e 300 e 13 milion euro”, ka thënë Arifi.
-
Shumë projekte zvarriten, shkaku i vonesës së vendimmarrjes në OSHP
-
Trajtimi i lëndëve në “Gjykatën e tenderëve” - 16 veta për 1 mijë e 200 ankesa
-
Demokraci Plus: Vetëm 122 nga 367 vendimet e OSHP-së u morën brenda afatit ligjor
-
Hoti: Prokurimi publik me bllokadë dhe tejkalim të afateve ligjore në shqyrtim të lëndëve
-
176 ankesa të kompanive u refuzuan pa u shqyrtuar si pasojë e mungesës së Bordit të OSHP-së